Gjatë ditëve të vikendit më 18 dhe 19 dhjetor 2021, Policia e Kosovës në tërë territorin e Kosovës ka shqiptuar 772 tiketa në bazë të ligjit Covid-19 dhe 2 mijë e 359 tiketa trafiku.
Policia e Kosovës, duke u bazuar në Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kjo është bërë e ditur edhe në raportet 24 orëshe të Policisë së Kosovës, ku thuhet se gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera, Policia ka shqiptuar 772 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006.
Po ashtu gjatë këtij vikendi, Policia në kontrollimin e komunikacionit dhe rrjedhës së trafikut, ka shqiptuar gjithsej 2,359 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion./Betimi për Drejtësi