Në vazhdën e raportimit të ministrit Peci para komisionit parlamentar të bujqësisë dhe pas pyetjeve të anëtarëve të këtij komisioni, fillon përplasja në mes deputetes Ganimete Musliu dhe ministrit Faton Pecit. Pas kësaj mbledhje të gjatë deputetja iu është drejtuar me fjalët “rrugaç” si dhe e ka sulmuar me ujë. Ndërsa ministri Peci potencoi se nuk ka bir nane që e ndal në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në këtë ministri.
Ndërkaq ka reaguar në rrjetin social edhe anëtari i kabinetit të Pecit, z.Armend Musaj duke thënë se Korrupsioni dhe krimi i organizum nuk do të ketë vend në institucionet e Republikës Kosovës!
Shkrimi i plotë:
Nuk besoj që ka nevojë të komentohet sjellja e deputetes nga subjekti famkeq, ai i PDK-së.
Sjelljet e tilla aktivizohen instiktivisht atëherë kur lëkundet strofulla e krimit të cilët e kanë krijuar ata vet tash e sa kohë.
E rëndësishme është që tashmë Lëvizja VETËVENDOSJE! ka arritë me i identifiku problemet që i kanë bë si dhe të njejtat po adresohen çdo ditë në organet kompetente.
Korrupsioni dhe krimi i organizum nuk do të ketë më vend në institucionet e Republikës së Kosovës, pikë./radiostargjilan/