Nga të gjitha mostrat e dërguara në Gjermani, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv me variantin Omicron të COVID-19.
Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
“Do të ishte fatkeqësi e madhe nëse i lirojmë ne masat tërësisht dhe mendojmë se ne s’kemi Omicron këtu dhe s’kemi sëmundje të COVID-it. Nga mostrat e dërguara me 20 dhjetori, ne nuk e kemi asnjë Omicron. Ky është lajm që unë e kam marrë sot pasdite”.
Latifi foli edhe për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.
“Unë mendoj se ministri Vitia pavarësisht në cilën qeveri ka qenë, Kurti 1 apo Kurti 2, Ministria e Shëndetësisë dhe Kosova kanë bërë më të mundshmen që kanë mund ta bëjnë me mjetet që i kanë pasur afër vetës”, tha ai në televizionin publik.