Një kosovar 33 vjeçar, është arrestuar në Zvicër, pasi dyshohet se u përfshi në një konflkt verbal mes tri grave që ka ndodhur pasditen e së martës. Ai ka ndërhyrë, me ç’rast ka kërcënuar me thikë dy nga gratë dhe ka plagosur njërën prej tyre.
Ai është arrestuar pas hetimeve fillestare, transmeton albinfo ch. Rrethanat e sakta të aktit janë ende të paqarta. Policia e kantonit St.Gallen është në kërkim të dëshmitarëve.
Sipas gjetjeve aktuale të policisë së kantonit St.Gallen, dy gra të moshës 31 dhe 34 vjeç po shëtisnin me një qen në Gärtlistrasse në Sevelen të martën pasdite. Më pas, sipas komunikatës, ato kanë takuar një grua të panjohur me karrocë dhe me një qen të vogël, me ç’rast qeni i 34-vjeçares ka filluar të lehte, shkruan tagblatt.ch. Pas kësaj ka pasur një diskutim të shkurtër mes dy pronareve të qenve.
Gjatë këtij debati dyshohet se ka ardhur një burrë 33-vjeçar, i cili ka fyer 34-vjeçaren. Pronarja e qenit me karrocën është larguar nga vendndodhja. Më pas 33-vjeçari ka kërcënuar me thikë dy gratë tjera dhe ka plagosur lehtë në kofshë 34-vjeçaren.
Kur 31-vjeçarja ka alarmuar për situatën e saj emergjente, kanë ardhur në ndihmë dy burra të tjerë. Më pas 33-vjeçari kosovar është larguar. Ai është arrestuar të mërkurën pas një hetimi fillestar.