Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj shtatë të akuzuarve për rastin e keqpërdorimit seksual të vajzës së mitur nga Drenasi.
Me këtë rast, gjykata shpalli fajtor dhe dënoi me katër vjet burgim policin nga Drenasi, Vesel Veselin.
Ai u gjet fajtor për “Keqpërdorimin seksual” të së miturës dhe për detyrimin që ia bërë asaj për të abortuar.
“I akuzuari V.V. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale ‘Shtytja në ndërprerjen e shtatzënisë’ nga neni 184 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 32 të KPRK-së, dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Në këtë rast janë dënuar edhe avokati si dhe arsimtari i viktimës