Gjilan- Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve V.K. M.I., B.N., V.K, dhe M.Z., duke i dënuar me 34 vite burgim, për rrëmbim të dy personave, ndërsa është liruar nga akuza i pandehuri F. S.
Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të premten nga gjyqtari Ramiz Azizi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas këtij aktgjykimi, i akuzuari V. K.(1), u dënua me burgim në kohëzgjatje prej 8 vitesh, e akuzuara M. I. u dënua me burgim në kohëzgjatje prej 8 vitesh, i akuzuari B. N. u dënua me 7 vite burgim, i akuzuari V. K.(2) u dënua me 7 vite burgim dhe e akuzuarn M. Z. me 4 vite burgim.
Bazuar në këtë aktgjykim, V. K. M. I. B. N. dhe V. K. iu vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, ndërsa të pandehurit F. S. dhe M. Z. iu ndërpritet sot masa e paraburgimit.
Po ashtu, gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorit për zgjerimin e aktakuzës të propozuar në fjalën përfundimtare.
Kryetari i turpit gjykues, gjyqtari Ramiz Azizi, ka njoftuar palët se kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.