Sot radhëve të Ushtrisë së Kosovës iu shtuan edhe 190 ushtarë të rinj profesionist.
Ushtarët e ushtaret, sot u betuan se do të zbatojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, se do të jenë të përkushtuar dhe besnik ndaj Atdheut, si dhe do të mbrojnë atë, pa kursyer as jetën e tyre.
Në këtë ceremoni përveç familjarëve të ushtarëve të rinj, pjesëmarrës ishin edhe krerër e institucioneve të Republikës së Kosovës, shkruan Jepi zë
Ministri Mehaj ka shkruar se ushtarët e rinj gjithmonë do të punojnë nën moton e përhershme të FSK-së: “Detyra, Nderi dhe Atdheu”