Në vetëm dy javë qeverisje, një nga zotimet tona po fillon të marr formë. Së bashku me Kryeministrin e Republikës, Albin Kurti dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, vizituam nga afër vazhdimin e punimeve të palestrës sportive në fshatin e Zhegrës. Në këtë binom të bashkëpunimit, qeveri-komunë, e rifilluam projektin e kontratës së nënshkruar dy ditë më parë.
Zhegra njihet për traditë në sport, e KH Zhegra si garuese në Superligën e Kosovës, sukseset nuk duhet t’i vihen në dyshim nga mungesa e përkrahjes komunale e në veçanti nga mungesa e palestrës sportive. Me 1.2 milionë euro, e cila është vlera totale e projektit, ndërtimi i palestrës sportive do të përfundojë brenda vitit 2022.
Ky është vetëm fillimi! Komunën e Gjilanit po e presin shumë projekte të tjera. Jemi zotuar që do të rikthejmë dinjitetin e do të bëjmë një hap përpara, së bashku, për të gjithë!