Një shpërthim është dëgjuar para pak çastesh në zyret qendrore të KEDS-it në kryeqytet.
Nga ky shpërthim duket të ketë pësuar një person, që edhe është lënduar.
Lajmin për lëndimin e një personi e ka konfirmuar edhe Bujar Jupaj, drejtor i departamentit të sistemit të operimeve në KEDS.
“Po, një person është lënduar”, ka konfirmuar shkurt Jupaj.
Gazeta Online “Reporteri.net”, ka pyetur Policinë e Kosovës për të marrë detaje lidhur me këtë rast, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk kemi marrë përgjigje.