Kryeministri i Kosovës përmes një postimi në facebook ka thënë se Kosova është në krizë energjitike e se në njërën anë, çmimi i energjisë në bursë është shtatëfishuar.
Sipas Kurtit në këtë situatë nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë.
“Shumë më herët, Kosova është dashur të mendojë më shumë e më mirë, që të mos përfundojë në këtë gjendje të keqe”.
Kurti ka thënë se së bashku me ministren e ekonomisë në komunikim të rregullt me KEK-un, KOSTT-in dhe ZRrE-në, me shtimin e likuiditetit dhe subvencionimin e importit kanë arritur të stabilizojnë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr.
“Po bëjmë krejt çka mundemi. Ju falemnderit për mbështetjen dhe ju lutemi për kursim e racionalizim të shpenzimit me aq sa mundeni”.