Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka mbajtur sërish një fjalim në Kuvend për krizën e rrymës në Kosovë.
Ajo ka sulmuar ashpër KEDS-in duke thënë se nuk po i respekton “rregullat e lojës”.
“Për çështjen e gazit kemi folur shumë dhe besoj që është shtjerrur. Unë nuk di nëse nuk po e kuptoni këtë me të vërtetë apo qytetarët të besojnë në këto përralla. Për të zbutur ndikimet e çmimit të importit në tarifa, qeveria subvencionoi miliona euro. Pavarësisht këtij fakti, Kosova vazhdon të devijojë sepse KEDS nuk po respekton rregullat e lojës. KEDS që nga data 20 dhjetor nuk e blenë tërë energjinë e nevojshme. Kësisoj, KOSTT po detyrohet të urdhërojë reduktime apo edhe subvencionim”, tha ajo.
Tutje, ajo tha se pret nga ZRRE dhe KOSTT që të veprojë sipas legjislacionit në fuqi dhe se sipas saj KEDS po e trajton interesin e tij komercial para interesit publik.
“Presim nga ZRRE që të trajtojë këtë çështje sipas legjislacionit në kufi. KEDS dhe KESCO po e trajtojnë interesin e tyre komercial para interesit publik. Për reduktimet do të ketë përgjegjësi. Me KEK do të punojmë që të evidentojmë problemet teknike. U bëj thirrje KOSTT-it dhe ZRRE-së që të saktësojnë të gjitha devijimet për energjinë”, tha ajo.