Kështu menaxhmenti i kompanisë së pastrimit” Ekohigjiena” përmes një njoftimi ka njoftuar punëtorët të cilët janë të angazhuar në mirëmbajtjen e hapësirave publike se nuk do t’u vazhdohen kontratat e punës, ndërsa vazhdimi i kontratave të punëtorëve do të ndodhë tek atëherë kur Komuna e Gjilanit do të lidhë një kontratë të re financiare me kompaninë.
Ky kushtëzim nuk është duke iu pëlqyer punëtorëve, të cilët deklarojnë se gjenden në hall ngase nëse qeverisja lokale e Gjilanit nuk do të lidhë kontratë të re financiare me kompaninë, atëherë ata do të largohen nga puna.
Avdil Ibishi, punëtor në këtë kompani deklaron se menaxhmenti u ka dërguar njoftimin të gjithë punëtorëve me të cilin njoftohen për mosvazhdimin e kontratave. Thotë se kontratat e tyre të punës po varen nëse menaxhmenti fiton kontratën financiare