Mbrëmë rreth orës 22:30 një grabitje e armatosur u kry në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.
Me këtë rast ka mbetur i plagosur shitësi i dyqanit, Ali Maloku i cili ka humbur jetën në Spital, shkruan “Jepi zë”.
Pas plaçkitjes të njejtit kanë gjuajtur me armë pronarin e lokalit, Ali Malokun, rreth 70 vjeç, i cili vdiq pas plagëve të marra.
Mësohet se i ndjeri Maloku u godit dy herë, një herë në fyt dhe një herë në abdomen dhe humbi jetën si pasojë e gjakderdhjes së madhe.
I njejti u dërgua me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës me veturë të policisë por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.
Ai po punonte në market bashkë me gruan, pasi çifti nuk kishin fëmijë dhe po e siguronin bukën e gojës nga ky market.
Policia arriti t’i arrestojë dy grabitësit, ndërsa të njejtit raportohet se kryen një grabitje tjetër të armatosur një natë më parë në lagjen “Ferat Dragaj” në Mitrovicë.