Sot u raportua në media si një lajm i mire që Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mori vizën nga Ambasada Britanike në Prishtinë. Normalisht ky duket i çuditshëm të bëhet lajm pasi marrja e një vize është gjëja më elementare që një kryeministër duhet të ketë por u bë lajm pas refuzimit të vizës që Ambasada e SHBA-vë në Prishtinë ia bëri Haradinajt pak kohë më pare.
E kjo situate vë në pikpyetje se sa e suksesshme është politika e jashtme e Kosovës pasi në ditët e sotme në një globalizëm, diplomacia e jashtme është tejet e rëndësishme për një shtet.
Në një vlerësim të politikës së jashtme analisti politik, Bajrush Morina e sheh si një dështim të qeverisë Haradinaj.
Qeveria Haradinaj prej fillimit e ka humubur “rrugën në oborr të vet” e lere më në “sokak të huaj. Fatin e “izolimit” personal të z.Haradinaj po e përjetojmë edhe ne. “ tha Morina.
Edhe analisti Haki Abazi është shprehur për albeu.com se nuk është habi të dështojë në politikën e jashtme pasi duket qartë edhe në dështimet në tërësi.
Kjo qeveri nuk ka treguar se mund të rikthejë situatën e krijuar dhe pengmarrjen dhe kapjen që i ka bërë shtetit klani PRONTO. Kjo qeveri ka nënshkruar marrëveshjn për thëngjllin që është marrëveshja me e dëmshme që mund të ketë nënshkruar cilado qeveri deri tani. Dëmi është financiar, poltik, shëndetsor dhe social. Dështimet në poltiken e jashtme nuk janë befasi.“ ka thënë Abazi.
Por, Bajrush Morina edhe zgjedhjet e parakohshme në këtë situate nuk i sheh si opsion pasi është provuar kjo rrugë dhe nuk kanë prodhuar zgjidhje por forma të ndryshme të krizave.
Por, ajo që është më e keqja për vendin tonë është se zgjedhjet nuk po prodhojnë zgjidhje por forma të ndryshme të krizave. Ndaj duhet të ndërrohet mentaliteti politik, logjika politike e qytetarëvet të Kosovës përderisa kemi një kastë të tillë politike. Unë jam për bojkotimin me votë e jo ndëshkimin me votë të kësaj kaste politike. Vendi është lodhë në mungesë të alternativave ndërkaq të rinjtë kanë në mendje vetëm një rrugë, ikjen nga vendi.“ u shpreh ai.
Ndërsa sipas Haki Abazit edhe ministrat madje nuk janë ekspertë në fushën përkatëse pasi janë produkt i marrëveshjeve politike.
Shumica e minsitrive janë të udhëhequr me marrëveshjet ndërmjet partive me mungese kapacieteti dhe njohurish për lëmite dhe fushat e punës. Kjo është evident , kjo qeveri sikurse edhe ato paraprake nën udhehqjen e PDK nuk ka kapcitete dhe nuk ka agjendë e strategji të caktuar dhe bazuar në poltika zhvillimore thekson ai.
Sipas Bajrush Morinës në një situatë të tillë nuk shihet zgjidhje përvec solidarizmit më të rinjtë e vendit tonë.
Kurse Haki Abazi thotë se bashkë me tendencen për të zhbërë ligjin për dhomat e vecanta të Gjyaktës Speciale, kjo qeveri ka harxhuar gjithë kredinë dhe mirëkuptimin si mbrenda ashtu edhe jashtë.
Izolimi i jashtëm i Kosovës filloi të theksohej pas iniciativës së dhjetra deputetëve të Kuvebdit të Kosovës për të shfuqizuar Gjykatën Speciale. Ndërkaq nga ana tjetër u bë lajm ndërkombëtar kur mediat serbe pretendonin se du shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës.
Edhe politika e Bashkimit Evropian duket se nuk ka ndryshim ndaj Kosovës, madje Spanja ka bërë të ditur se Kosovën mund ta pranojë në Bashkimin Evropian vetëm me termin si zone, rajon e Serbisë.-Ervin Shkulaku