Duke folur për aktivitetet e policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se kanë vazhduar aktivitetet e saja në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.
Ekipe të përbashkëta të policisë dhe inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), kanë shtuar aktivitetet në rajonin e Gjilanit.
“Në kuadër të këtyre aktiviteteve, gjatë periudhës 22-28.12.2021 në gjithë rajonin e Gjilanit përveç vërejtjeve policore, dhe kontrollimit të shumë lokaleve, policia ka shqiptuar 389 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat si në vendimin e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë toger Hashani.
Policia e Kosovës apelon tek qytetarët dhe pronarët e lokaleve, që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.