Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, e ka quajtur gënjeshtar ministrin e Financave, Hekuran Murati, pas vendimit që të rikthehet TVSh-ja prej 16 për qind për këtë sektor, shkruan Gazeta Sinjali.
Kllokoqi thotë se Murati vetë i kishte premtuar se TVSH-ja për gastronomët do të mbetet 8 për qind, ndërsa tani ka thënë se do të rritet në 16 për qind.
“Morre RRENC, ne tavolinë me ke premtu mu e atyre qe ishin me mua që TVSh-në ki me vazhdu në 8% sa te ekziston pandemia. Jo që nuk na ndihmuat, por edhe po na fundosni”, ka shkruar ai në Facebook.
Kllokoqi thotë se është i zhgënjyer me këtë vendim, pasi që Murati i kishte premtuar atij në sy se TVSh-ja nuk do të lëvizë.
“Është hera e parë që një politikan më rren në sy, m’falni për shprehjen RRENC, po pernime jom ZhGËNJY”, shtoi ai.
Nga 1 janari i vitit që po vjen, gastronomët do të detyrohen të paguajnë 16% TVSh. Vendimi që ata të paguajnë 8% ishte marrë si masë lehtësuese për këtë sektor që po përballet me pandeminë.