Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar qytetarët për festat e fundvitit. Në mesazhin e urimit thuhet:
“Të dashur banorë të Gjilanit,
Më lejoni që në prag të festave të fundvitit, në emër të Komunës së Gjilanit, në emrin tim si kryetar i ri i Komunës, t’ju uroj për festat e fundvitit.
Shpresoj dhe besoj që viti i ardhshëm të jetë vit i suksesit dhe i shëndetit për të gjithë ju. Gëzuar 2022!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit, Alban Hyseni.