Lagje të tëra të Qytetit të Gjilanit nga ora 17:00 janë pa energji elektrike. Lexuesit e Radio Stat kanë dërguar fotografi të ndryshme duke shprehur mllefin e tyre me këtë gjendje.
Pavarësisht premtimeve se nuk do të ketë reduktime, gjysma e Qytetit të Gjilanit momentalisht është në terr.
Ende nuk dihet se kur do të vie rryma dhe cilët janë shkaktarët e kësaj gjendje, por ekipe të policisë dhe KEDS janë parë në lagjen e Zabelit duke intervenuar.