Që nga e hëna çdokush që ia mësyen Kosovës, duhet t’i ketë dy doza të vaksinës anti-COVID.
Ky është vendimi më i ri i Ministrisë së Shëndetësisë që hyri në fuqi nga 3 janari, e që u mirëprit nga qytetarët të cilët thanë se kësisoj mund të ulen rastet pozitive me COVID-19.
Klan Kosova ishte në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, ku ky vendim filloi zbatimin që nga ora 00:00.
Që nga ajo kohë në këtë pikë kaluan 2441 persona, derisa nuk pati të atillë që u kthyen mbrapa meqë ekipi mobil i vaksinimit ishte prezent.