Në Kosovë gjatë vitit që po e lëmë pas kanë qenë 935 mijë persona në Facebook, derisa në Shqipëri 1 milion e 300 mijë. Këto shifra vijnë nga llogaritë aktive të përdoruesve.
Këto statistika i ka dhënë eksperti i rrjeteve sociale, Valon Kerolli, i cili ka publikuar disa të dhëna interesante lidhur me përdorimin e rrjeteve sociale në Kosovë dhe Shqipëri gjatë vitit 2021.
Rrjeti social i dytë më i përdoruri është Instagrami me 632 mijë përdorues aktiv, kurse në Shqipëri kemi pasur 1 milion e 200 mijë.
Vendin e tretë e zë Snapchat-i me 540 mijë përdorues gjatë 2021-ës, ndërkaq për Shqipëri s’ka të dhëna se sa përdorues aktive ishin gjatë vitit të kaluar.