Policia e Kosovës ka arrestuar një person si i dyshuar për “keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”.
Në raportin e policisë thuhet se një shtetas i Shqipërisë është arrestuar si i dyshuar pasi është takuar në shoqëri të femrës kosovare.
Një telefon mobil është konfiskuar e i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që është takuar në shoqëri të viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari është konfiskuar një telefon mobil. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson raporti