Në ditët e ardhshme mot më i ftohtë me shi e borë.
5.01.2021 – Motit të butë dhe të qëndrueshëm që patëm në këto ditë të para të vititi 2022 po i vije fundi. Mbrëmjen e ditës së enjte depërtimi i masave më të ftohta ajrore mbi vend sjell kushte për të reshura shiu, e më pas edhe rënie të temperaturave.
Të premten do të mbajë mot i thatë, i vranët por i ftohtë. Nga dita e shtunë sërish priten të reshura shiu e më vonë edhe bore, e reshjet borës kohëpaskohe vazhdojnë ditën e hënë.
Erërat që pritet të fryjnë ditëve të ardhshme edhe mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit mund të mbetet më gjatë në vlera të pranueshme. Vetëm në periudha më të zgjatura të qetësisë, kur ndotësit mbeten më të përqëndruar pranë sipërfaqes kalojnë në vlera të dobëta e shumë të dobëta.
6.01 – Mbetet butë gjatë ditës, me shtim të vransirave. Pasdite vonë priten edhe reshje lokale shiu, që me rënie të temperaturatës edhe shndërrohen në borë më vonë në mbrëmje.
7.01 – Kryesisht vranët dhe ftohtë.
8.01 – Kryesisht vranët, e kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, që vonë në mbrëmje edhe pritet të shndërrohen në borë.
9.01 – Ftohtë e kryesisht me vransira. Orëve të mëngjesit vende-vende vazhdojnë reshje të dobëta bore.
10.01 – Ftohtë e kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.
Temperaturat me tendencë të rënies, minimalet zbresin në 0C e -2C në fundjavë, e maksimalet zbresin për 10C nga e enjta në të premten, për të shënuar një rritje të lehtë në 6C ditën e shtunë, e deri të hënën zbresin edhe në 0C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja e lindja 3-10m/s.
Shtypja atmosferike fillimisht në rritje, e më pas sërish në rënie.