Ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Riad Rashiti, tha se janë afër arritjes së një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Rashiti tha se PDK sipas marrëveshjes do t’i marrë katër drejtori dhe njërën nga dy pozitat kryesore.
“Ditë pas dite i kemi përafruar pikat të cilat nuk kanë qenë të lehta edhe për ata por edhe për neve sa i përket ndarjes së përgjegjësive edhe në legjislativ por edhe në ekzekutivin e komunës. Por, sot mund të them se jemi pranë arritjes së marrëveshjes që mund të finalizohet”.