Është arritur koalicioni në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratikë të Kosovës (PDK) për qeverisje në Gjilan. Kjo është e bërë e ditur nga zyrtarë të PDK-së, të cilët kanë konfirmuar se kanë marrë katër drejtori dhe nënkryetarin e komunës.
Mësohet se PDK do të marrë Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, Drejtorinë e Bujqësisë, Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik. PDK do të ketë edhe nënkryetarin e komunës.
E tërë kjo mund të vërtetohet në pasditen e sotme kur është paraparë që të mblidhet Asambleja Komunale e Gjilanit.