Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi, ka reaguar lidhur me rastin e dyshuar të manipulimit përmes një fushate për mbledhjen e ndihmave në platformën GoFundMe, ku dyshohet se është keqpërdorur solidariteti i qytetarëve.
Mavriqi, përmes një reagimi publik, ka shprehur shqetësimin se raste të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në besimin e njerëzve ndaj fushatave humanitare, duke bërë që qytetarët të hezitojnë edhe kur përballen me raste të personave që kanë vërtet nevojë për ndihmë.
Ai ka treguar se edhe vetë e kishte shpërndarë disa herë postimin përmes të cilit kërkohej ndihmë, si në Facebook ashtu edhe në Instagram, duke bërë të ditur se kjo nuk është hera e parë që është mashtruar në raste të tilla.
Reagimi i plotë i Arian Mavriqit:
Bijnë do qisi si ky mashtruesi i Gjilanit, edhe tani njeri po dyshon ndoshta edhe tek ata që përnime janë të sëmurë! Rast që i mer në qafë edhe kush e di sa të tjerë.
Edhe une disa here e kam shpërnda atë postim për të kërkuar ndihmë për të, edhe ne fb edhe në insta, dhe kjo nuk është hera a parë që po mashtrohem.
Raste të tilla ngrenë shqetësime për keqpërdorimin e solidaritetit qytetar dhe rrezikun që mashtrimet e dyshuara t’ua vështirësojnë marrjen e ndihmës personave që përballen realisht me sëmundje dhe vështirësi financiare.










