Lëvizja Vatra nuk bënë koalicion me Vetëvendosjen
Ne Lëvizja Vatra që nga viti 2005 i kemi ndihmuar Vetëvendosjes sa herë që na ka kërkuar dhe kemi tentuar të bashkëpunojmë me ta në shumë procese, por që nga ajo kohë e deri tani pothuajse kurrë nuk jemi ndarë të kënaqur me sjelljet e zyrtarëve të kësaj partie.
Duke parë tek ata gjithnjë një politikë joserioze karshi interesave kombëtare, e mbi të gjitha, karshi intersave të Kosovës Lindore.
Në vitin 2021 në zgjedhjet e 14 shkurtit ne lobuam dhe përkrahëm publikisht VV- në, që ajo të vij në pushtet. I ndihmuam kandidatët e saj të Gjilanit për deputetë si në aspektin e votës ashtu edhe atë oganizativ. Gjithë ato takime dhe gjithë ajo fushatë ndihmuese dhe lobuese për ta u bë me fondet e Lëvizjes Vatra. Duke i ndihmuar politikisht ata, menduam se do të mundmin të çonim përpara iniciativat tona, por kjo kurrë nuk u bë falë VV- së.
Kohëve të fundit kemi marrë disa ftesa nga Alban Hyseni për t’u takuar ku edhe kemi diskutuar për ndonjë koalicion eventual, por nuk kemi vërejtur ndonjë plan konkret për këtë e as ndonjë ofertë serioze.
Lëvizja Vatra nuk do të negociojë më me VV- në dhe as nuk do të bëjë koalicion me të, ndërsa kryetarit të komunës i urojmë suksese.