Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e sotme, ka zgjedhur Arianit Sadikun për kryesues të kësaj përbërje për mandatin vijues 4-vjeçar.
Për Arianit Sadikun (LVV) kanë votuar 18 anëtarë të Kuvendit, derisa kundër-kandidatja e tij, Shpresa Kurteshi-Emini (LDK) ka marrë 17 vota.
Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në facebook, ka reaguar duke thënë se VV ka zgjedhur partnerët politikë dhe ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve!
Shkrimi i plotë:
Pas zgjedhjes së kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal të Gjilanit, në emër të LDK-së, iu dëshiroj suksese në punë në interes të qytetarëve.
LDK është partia më e madhe në Kuvend dhe do të sillet si e tillë. Besimin e qytetarëve do ta shtyjmë përpara si opozitë në bashkëpunim me të gjithë.
LDK ka qenë dhe do të mbetet gardiane e interesave të qytetarëve të Gjilanit.
VV ka zgjedhur partnerët politikë dhe ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve!