Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i kryeministrit, Albin Kurti, thotë se Qeveria e udhëhequr nga ish-shefi i tij do të mund të jetë si ajo e Vetëvendosjes në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Prandaj, ai kërkon që të ketë reagim shoqëror, që të mos përsëritet një gjë e tillë. Gashi shton se ministrat e Kurtit janë ata që ishin drejtorë në Komunën e Prishtinës, ku thotë se nuk u dëshmuan për të mirë.
“Kam frikë se kjo qeveri ka me qenë sikurse qeverisja e Vetëvendosjes në Prishtinë për këto tetë vite, nëse ne s’kemi me qenë qytetarë aktivë”, tha Gashi në T7.
“Qysh thotë një shkrimtar amerikan ‘populli i deleve sjellë në pushtet qeveri të ujqve’”, shtoi ai.
“Nëse ne rrimë si dele, këta kanë me bo çka kanë bo në Prishtinë për tetë vjet, se në fund të fundit edhe Qeveria e Kurtit përbëhet prej atyre drejtorëve të qeverisjes së VV-së në Prishtinë”, shpjegoi Gashi.