Kreu i Qeverisë së Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish-kreut të Kuvendit dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.
Përmes një njoftimi të lëshuar nga zyra për media e kryeministrisë, Kurti ka thënë se një lajm të tillë e ka marrë me keqardhje dhe ka shprehur ngushëllime për familjen Veseli.
“Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta e Ajshe Veselit. Në këtë ditë pikëllimi, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, tha kryeministri Kurti”, thuhet në njoftim.