Ish kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka dërguar lule tek varri i nënës së tij.
Lulet iu vendosen mbi varrin e saj, në to një mbishkrim tregonte çdo gjë.
“Me mall Kadria me familje”, ishte mbishkrimi i tufave të luleve që u vendosen mbi varrin e nënës së Kadri Veselit, Ajshe Veseli.
Ajo ndërroj jetë në moshën 93 vjeçare dhe u varros sot.
Edhe në varrimin e saj, sikurse të babait që ndërroj jetë gjashtë muaj më parë Kadri Veseli mungoj.
Kujtojmë se Kadri Veseli po mbahet në Dhomat e Specializuara në Hagë.