Asamblistja e AAK-së në Gjilan Ardita Ukshini ka reaguar pas “përjashtimit” të saj nga Partia pasi votoi për kandidatin e Vetëvendosjes për Kryesues të Kuvendit Komunal shkruan Radio Star.
Por Ukshini duket se nuk a ka pranuar përjashtimin pasi ajo thotë se do të vazhdoj me AAK dhe në mbështetje të Ramush Haradinajt.
Postimi i plotë:
Unë kam garuar në zgjedhje me logon e AAK-së,vazhdoj të jem AAK dhe në mbështetje të liderit Ramush Haradinaj
Jam dhe do të jem kundër interesave të personave te caktuar!