Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj B.Demiri, i dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari është babai i viktimës 27-vjeçar dhe aktualisht ndodhet në ndalim prej 48 orësh.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 2 nëntor 2026, ndërsa Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Prokuroria ka bërë të ditur se kërkesën për caktimin e paraburgimit e ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Gjilan, Departamentin për Krime të Rënda, nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e rëndë”, sipas nenit 173 të Kodit Penal të Kosovës.
Prokuroria në koordinim me Policinë ka bërë të ditur se do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
27-vjeçari dhe foshnja e tij u gjetën pa shenja jete brenda shtëpisë, derisa nuk dihet ende se si ka ndodhur rasti.










