Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime familjes Veseli për vdekjen e nënës së ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ajshe Veseli.
Osmani tha se ajo ishte një grua që u sfidua, sakrifikoi e u dëshmua, duke kultivuar atdhedashuri në familje.
“Kujtimi për nënën mbetet i paharruar, ndaj e nderuar familje Veseli, jetoni me kujtimet më të mira për nënën Ajshe”, thuhet në telegram ngushëllimin e presidencës.
Kujtojmë se sot ka vdekur nëna e Kadri Veselit, Ajshe Veseli. Vdekja e nënës së Veselit vjen 7 muaj prej kur atij i vdiq edhe babai.