Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti, mëngjesin e djeshme rreth orës 07:00, në fshatin Shipashnicë e Epërme, në Kamenicë.
Mësohet se viktima është Milaim Rexhepi, 52-vjeçari i cili punonte si mësimdhënës i Edukates Fizike në Shipashnicë të Epërme.
Sipas Policisë, i ndjeri kishte humbur kontrollin ndaj veturës që e drejtonte, duke u përplasur në murin e një shtëpie.