Ka vdekur edhe personi i tretë, i cili ka pësuar lëndime në aksidentin e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në rrugën Prishtinë – Podujevë, në Lupç.
Burimet e IndeksOnline brenda QKUK-së kanë konfirmuar vdekjen e personit të tretë nga ky aksident.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar 11 persona, tre prej të cilëve nuk kanë mundur t’i përballojnë plagët e marra.
Vdekjen e dy viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa personi i tretë ka vdekur në QKUK.
Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Trafikut Rrugor në koordinim me prokurorin e Shtetit, që po ashtu ishte në vendngjarje, janë duke u marrë me rastin.