Nga Shefik Surdulli:
Paske ardhë, Kadri?!
Mirë paske bërë, megjithatë, të paktën një lule? mbi varrin e freskët të nënës Ajshe…!
Kosova ka ndryshuar, Kadri, sepse tani të gjithë të qanë. Të “qanë”, aq bukur madje, edhe ata që të njehën për “kriminel”, ata që ty dhe shokët tu ju duan në Hagë.
Ata ta duan vetëm dhimbjen, Kadri, dhimbje kjo si gjitha të tjerat që ty nuk të kanë zbrapsur asnjëherë të vetme, dhe padyshim që nuk të zbrapsin as tani.
Nejse…!
Merr pak frymë Kosove për t’iu dhënë edhe bashkëluftëtarëve tu atje. Frymë kjo që ti ia dhe Kosovës për të jetuar ajo e lirë!
Të falat e mia!