Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë janë 1 mijë e 552 raste aktive me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 304 raste të reja të infektimit me COVID-19, kurse u shëruan vetëm 3 pacientë të prekur me këtë virus.
Bazuar në të dhënat e kësaj ministrie, që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 162 mijë e 913 raste të reja me COVID-19.
Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 2 mijë e 991 kanë ndërruar jetë, ndërsa 158 mijë e 142 janë shëruar.
Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 693 mijë e 666 doza të vaksinës.