Nje mjet i tonazhit të rëndë, kamion, është rrëzuar nga era e fortë në superstradën Lezhë-Laç.
Ngjarja ka ndodhur mbi urën e Milotit, por fatmiresisht drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit me targa të Kosovës nuk kanë marrë lëndime.Kjo situatë ka sjell bllokim të qarkullimit në njërin kah të rrugës prej dy orësh, ndërkohë që po punohet për largimin e mjetit.
Shoferi i maunes së rrëzuar: Unë quhem Adem Ibrahimi, po udhëtonim nga Vitia.Era po frynte e fortë nga ky krah deri sa u rrëzua komplet maunja. Lëndime nuk kemi pasur.