Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar dënim për të gjithë ata që ngrenë dorë kundër Policisë.
Sindikata thekson se sulmet ndaj zyrtarëve policor janë shpeshtuar dhe kjo ndodh nga persona të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale e të cilët sillen vërdallë përkundër asaj që do të duhej të ishin prapa grilave për veprat të ndryshme penale të kryera më parë.
“Gardian për mbrojtjen e Republikës së Kosovës brenda kufijve shtetëror janë Policia e Kosovës, të cilët me përkushtim maksimal duke zbatuar të gjitha Ligjet dhe Autorizimet Policore, janë në gatishmëri 24 orë pa ndërprerë për të mbrojtur dhe ruajtur jetën, pasurinë, rendin dhe qetësinë publike.
Prandaj kushdo që sulmon Policinë e Kosovës ka sulmuar Shtetin e Kosovës dhe kjo duhet të konsiderohet si vepër e rëndë penale”, thuhet në reagim.