Në repartin e gjinekologjisë në Prishtinë është pranuar një vajzë e mitur e cila ishte shtatzënë.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Dubravë të Ferizajt. E mitura ishte duke bashkëjetuar me një djalë po ashtu të mitur.
Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar prindërit e viktimës dhe të të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit, prindërit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Dubravë Ferizaj.2021. Raportohet se viktima femër kosovar e mitur është pranuar në repartin gjinekologjik në QKUK e cila ishte shtatzënë dhe e njëjta ishte duke bashkëjetuar me një mashkull të mitur kosovar. Në lidhje me rastin, në cilësinë e të dyshuarit janë intervistuar të dy prindërit (të viktimës dhe të dyshuarit) meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit (prindërit) dërgohen në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.