Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj sërish është përplasur me Prokurorin e Speciales, derisa po jep dëshminë tij në Hagë.
Ai ‘shpërtheu’ kur u përmend shfuqizimi i kësaj gjykate.
Haradinaj tha se do të donte të shfuqizohej kjo gjykatë nëse i pengon të merret me të gjitha krimet.
“DHSK duhet të përmirësohet. T’i ndjek të gjitha krimet. A po të pengon kjo ty Po, du mu rrxu nëse ju pengon me i ndjek të gjitha krimet. S’du me ju pa hiç. Edhe jo unë, po e don gjithë populli i Kosovës. Çka menove?”, tha ai, raporton Sinjali.
Tutje Haradinaj iu drejtua prokurorit duke i thënë se po sajohen kriminelë, në bazë të dëshmive të kriminelevë që sipas tij Prokuroria i ka koordinatorë.
“Nëse e pranon që je një-etnik, qashtu qysh po tregohesh dhe nuk do me i shti të gjitha krimet, unë në këtë moment e ndali dëshminë. S’flas me ty. Vetëm prano që s’po don dhe je i tillë. Po don me m’detyru me dalë kundër të drejtave të popullit tem. Nëse je selektiv, s’don me i çitë kriminelët përpara, por don me saju tjerë, në bazë të dëshmive të kriminelëve që i ki koordinatorë, jam kundër teje. Nëse vazhdon ma krijon këtë bindje, e ndërpres dëshminë, qoftë edhe me dëmtimin tem. Jam kundër atyre që po dojnë me ma përly luftën edhe shtetin tem”, përfundoi Haradinaj.