Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke i përzënë njerëzit nga Kosova.
Sipas Haradinajt një gjë e tillë po ndodhë për shkak se Kurti nuk e ka bërë ende ligjin e pagave.
“Kurti o ka i përzë njerëzit prej Kosovë. Nuk e ka bo ligjin e pagave. Me ligj të pagave të gjitha pagat rriten. Nuk jam duke fol paushall, mundeni me e marrë koeficientin dhe e shihni”, deklaroi ish-kryeministri në RTV Dukagjini.
Tutje ai ka shtuar se me ligjin e pagave të gjithë punëtorëve të sektorit publik do t’u mundësohet rritja e pagave.