Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e fundit ka njoftuar se 2 mijë e 417 persona vazhdojnë të jenë të infektuar me koronavirus në Kosovë.
Në ndërkohë 89 pacientë tashmë ia kanë dalë betejës me virusin vdekjeprurës dhe 424 kanë rezultuar pozitiv.
Derisa janë bërë 6 mijë e 360 testime dhe janë vaksinuar 3 mijë e 189 persona.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës.
Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 22.871 doza përforëcuese dhe 2.127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 6.360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284.
Në total numri i rasteve aktive është 2.992.