Ata që kanë zgjedhur të vijën në Kosovë nga data 17 janar 2022, nuk do të mund ta bëjnë këtë nëse nuk kanë të aplikuara dy doza të vaksinës antiCOVID-19.
“Për të shmangur vonesat dhe të papriturat në ditën e fluturimit, sigurohuni që të keni me vete dëshminë e duhur për aplikimin e dy dozave të vaksinës”.
Rritja e rasteve pozitive me COVID-19 gjatë javës së fundit ka bërë që Qeveria e Kosovës të shtrëngojë zbatimin e masave antiCOVID-19./Zëri