Një punonjëse e një marketi në Gjilan ka raportuar në polici mbrëmë se derisa ishte në vendin e punës, një person i panjohur nën kërcënim të armës ka vjedhur para të gatshme.
Sipas policisë, i dyshuari ka vjedhur rreth 60 euro dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Gjilan, 13.01.2022-20:45.Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një market, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur arkën me 50-60€ dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet.