Gjashtë persona janë ndaluar në pikëkalimin kufitar në Merdarë, si dhe janë ndaluar dy kamionë, të cilët po transportonin materialin zgjedhor për referendumin e paralajmëruar të Serbisë.
Burime të Klanit kanë konfirmuar se këta persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë të Komisionit Zgjedhorë, vetëm janë ndaluar, por nuk janë të arrestuar.Në ndërkohë, e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës e kanë arrestuar sonte, rreth orës 22:30, koordinatorin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, Marko Jankoviq, në pikën kufitare në Merdarë.