Vendi ynë ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike. Kjo situatë barike do të kushtëzoj mot relativisht të qetë.
Mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull ndërsa përgjatë ultësirave mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.