Kosova përkujton sot 23 vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.
Në 23-vjetorin e masakrës së Reçakut, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se askush ende nuk është dënuar për këtë krim të rëndë kundër njerëzimit.
Shkrimi i plotë:
23 vite nga masakra e Reçakut, njërës nga shumë masakrat e krimet makabër të forcave ushtarake e policore serbe.
Askush ende nuk është dënuar për këtë krim të rëndë kundër njerëzimit.
Të përkujtohen të rënët për liri, të punohet me dinjitet e ndershmëri, të vazhdohet amaneti i dëshmorëve dhe veprimtarëve të kombit.
Kujtim i përjetshëm për dëshmorët e martirët e kombit.