Ministria e Brendshme italiane ka bërë të ditur numrin maksimal të lejeve të punës që mund t’u jepen punëtorëve jashtë Bashkimit Evropian, sezonalë dhe josezonalë, si dhe të vetëpunësuarve.
Në një njoftim për mediat MPB-ja italiane bën të ditur vendimin e marrë për kuotën maksimale për këta punëtorë, i cili më parë ishte miratuar më 21 dhjetor 2021, dhe tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare. Ministria thekson se kuota maksimale për vitin 2022 është 69,700 leje pune, raporton Shengenvisainfo, përcjell Albinfo.ch.
Më tej theksohet se 20 mijë leje pune nga totali i kuotës janë rezervuar për arsye të punës vartëse josezonale në sektorët e transportit të mallrave për palët e treta, ndërtimit dhe turizmit hotelier.
7700 lejet e mbetura ndahen midis kategorive të shtetasve të vendeve të treta që kanë përfunduar programe trajnimi dhe arsimimi në vendet e tyre të origjinës, punëtorëve me origjinë italiane me banim në Venezuelë dhe personave të vetëpunësuar.