Klubi i futbollit SC Gjilani ka prezantuar zyrtarisht futbollistin e ri, Ade Oguns, i cili do të jetë pjesë e skuadrës gjilanase.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi ka konfirmuar ardhjen e futbollistit, duke i uruar mirëseardhje me mesazhin: “Mirë se erdhe, Ade Oguns!”.
Me këtë transferim, SC Gjilani vazhdon të përforcojë radhët e veta, në kuadër të përgatitjeve për sfidat e ardhshme.
Klubi ende nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me kohëzgjatjen e kontratës dhe rolin e futbollistit në skuadër.










